Kreu i qeverisë, Edi Rama pati sot një komunikim online me mediat. Ndër çështjet më të ndjeshme ishte edhe vendosja e fashës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Pyetjes së qytetarëve në rrjetet sociale se si ka mundësi që qeveria e blen energjinë më lirë dhe e shet më shtrenjtë, kryeministri e argumentoi me mungesën e kapaciteteve për të rezervuar ujin e tepërt në mot me reshje.
Duke sqaruar shqetësimin për fashën, Rama tha se në kushtet hidrike që është vendi, nuk parashikohet ende ndryshimi i tarifave.