Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar edhe njëherë sot dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës duke rikonfirmuar edhe kandidaturën e tij. Në një deklaratë për mediat,

Kadilli akuzoi se, edhe pse anëtar i Kryesisë së PD, nuk u lejua që konferencën e tij ta mbante në ambientet e selisë, duke thënë se “barrikada” para portës së PD është e tepërt. Për Bashën ai tha se e ka mbështetur me vetmohim, por “nuk qe i zoti të na drejtonte në fitore”.

“Zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Provat e kapura dhe të dokumentura që do publikohen së afërmi, vetëm sa provojnë fenomenin. Beteja ligjore nuk duhet të shërbejë për radikalizim politik, çdo tensionim është i qëllimshëm, nuk i shërben inetersit të demokratëve dhe as shqiptarëve.

Barrikada para portës nga ku Basha u betua se nuk dorëzohet, është i tepërt. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD të trishtuar nga humbja, jam këtu për të rikonfirmuar vendimin tim për të kandiduar për kryetar të PD, për t’i kërkuar Bashës dorëheqjen. Ka shteruar dhe nuk jep më opsion për të ardhmen.

E kam mbështetur me vetëmohim për të na drejtuar në fitore. Nuk ja doli, nuk diti, nuk qe i zoti. Këtë deklaratë në këtë udhëtim që kam nisur dëshiroja ta bëja në ambientet e PD, kam kërkuar hapësira, por si njeri që ka hapësirën e vetëm në partinë e lirisë.

Shpresoj që këto të jenë keqkuptime dhe të zgjidhen shpejt dhe tu flasë anëtarëve nga selia. Nuk dua të hy në partinë time vjedhurazi, por si një njeri që ka hapësirën e tij të lirisë. Është problemi i Bashës nëse shqiptarët nuk zgjedhin atë para thesit të miellit”, tha ai.

Artikulli paraprakKY ËSHTË APLIKACIONI QË PENGON HAKERAT TË PËRGJOJNË IPHONE
Artikulli tjetërDEMTOHET RRJETI I NDRIÇIMIT TE JASHTEM NE KALANE ROZAFA, DRTK: TE VIHET PARA PERGJEGJESISE LIGJORE ÇDO INDIVID QE DEMTON SIMBOLIN E QYTETIT