Shumë emigrantë në Serbi po ngrejnë çadra në rrugë, po vendosen nëpër magazina të braktisura dhe kampe të improvizuara pasi strehimoret në këtë vend ballkanik janë të mbushura.

Aktivistët dhe organizatat jo-qeveritare që po monitorojnë lëvizjet e emigrantëve thonë se ka një numër të madh të emigrantëve në Serbi të cilët po përpiqen të shkojnë në Hungari dhe në vendet e pasura të Bashkimit Evropian. Së paku 7000 emigrantë, kryesisht nga Afganistani, Iraku dhe Siria janë bllokuar për shumë muaj në Serbi, një vend jo i përgatitur mirë nga ana kulturore dhe financiare për t’u kujdesur për ta. Një numër i vogël i tyre duan të qëndrojnë në Serbi. Pavarësisht mbylljes zyrtare të së ashtuquajturës “Rruga Ballkanike”, e cila ka lehtësuar presionin mbi vendet e pasura si Gjermania, agjencitë e ndihmave vlerësojnë se më shumë se 100 emigrantë të rinj po hyjnë çdo ditë në Serbi, ndërsa vetëm rreth 20 prej tyre lejohen të hyjnë në Hungari, fqinji i vetëm i Serbisë që është pjesë e zonës Shengen të Evropës.

Artikulli paraprakPËR SIRINË PAQJA ËSHTË ENDE LARG
Artikulli tjetër7 VITE HEQJE LIRIE PËR TERRORIZËM