400 efektivë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë u trajnuan në kuadër të stërvitjes “Joint Reaction 2019”.
Sipas ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, “fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij, ndaj 400 efektivë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnje & Hercegovina, Mali i Zi, SHBA, por edhe nga Kryqi i Kuq, morën pjesë në stërvitjen “Joint Reaction 2019”, me qëllim reagimin e përbashkët të vendeve të rajonit në ndihmë të njeri-tjetrit, në rastet e emergjencave civile”.
Kjo stërvitje synon angazhimin e përbashkët të vendeve të rajonit në rastet e fatkeqësive natyrore. Pjesëmarrësit testuan aftësitë e tyre, që nga marrja e informacionit, koordinimi dhe reagimi në terren.