Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu po konsumon një kafe pune me Ambasadorin amerikan Donald Lu.

Takimi mes tyre ka nisur që në orën 10:30. Mësohet se në fokus të diskutimeve mes tyre është situata e fundit politike në vend. Zhvillimi vjen në një kohë kur ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shtuar presionet për marrjen pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Një ditë më parë Mediu u pa në kafe dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, porse kreu i PR-së tha se kjo ishte një kafe mes komshinjsh dhe miqsh dhe se nuk kishte lidhje me aktualitetin politik.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 2 MAJ 2017
Artikulli tjetërANGELA MERKEL SHMANG KODIN E VESHJES NË ARABINË SAUDITE