Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se segmentë të caktuar të prokurorisë po përdoren politikisht kur u pyet për çështjen “Habilaj”.

“Jemi në një moment ku segmentë të caktuar të prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike. Nëse prokuroria ka prova të tjera, le të presim. Precedentë të tillë janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe jetën parlamentare”, deklaroi Xhafaj. “Kam frikë se mos ndodh ajo që ndodhi në Vlorë, ku prokurori para se të merrte provat në vendngjarje, mendoi si të përdorej”, shtoi Xhafaj.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili tha se “nëse ministri Xhafaj nuk i ka të qarta ndryshimet ligjore, është problem i tij”. “Po ndjekim me vëmendje çështjet e kriminalitetit të shpërndara në shumë qytete. Detyra jonë është që të hetojmë të gjitha rastet e kriminalitetit”, tha Llalla.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR AKTIVITET PËR PROMOVIMIN E VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE
Artikulli tjetërPREZANTOHEN PLANET E ZHVILLIMIT TË SHKODRËS