Nga 1 maji nis faturimi i ri, me 3 fasha çmimesh të energjisë elektrike për sektorin e furrat e bukës.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë vizitës në një furrë buke në Tiranë që është edhe pastiçeri, tha se, “diferencim në pagesë do ketë vetëm për ato furra që njëherazi shërbejnë edhe si pastiçeri, apo bar-kafe”.

“Subjektet që janë vetëm furrë buke do të paguajnë me të njëjtin çmim 7.6 lekë; furrat e bukës që tregtojnë dhe produkte pastiçerie do të paguajnë 9.5 lekë për kilovat dhe 12 lekë për kilovat do të paguajnë furrat e buke që funksionojnë edhe si bar-kafe”, u shpreh ajo.

Balluku, së bashku me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, ka nisur turin e prezantimit të sistemit të ri të faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Një nismë e arritur me dakordësinë e të gjithë aktorëve, dhe që do të vijojë të mbrojë subjektet duke mos rritur kostot e tyre, e për pasojë as çmimet. Gjatë takimeve që zhvilloi Balluku theksoi se, ky është një çmim i subvencionuar dhe që ofron një konkurrencë të drejtë, pasi prej kohësh ka patur një shqetësim nga furrat e bukës, ku si furrat e bukës, ashtu dhe furrat e bukës me pastiçeri e bar-kafe kanë patur të njëjtin çmim energjie. Balluku shtoi se po të krahasohet me sot, furrat e bukës me pastiçeri do të paguajnë më pak, ndërsa nënvizoi se tarifat e propozuara do të hyjnë në fuqi në muajin maj. Sipas saj, qeveria shqiptare është në mbështetje të biznesit dhe nxitjes të konkurrencës së ndershme, ju do të jeni të qartë kur të krahasoni dy faturat që keni paguar më parë, me faturën unike në qershor.

“Ne po bëjmë edhe një riinxhinierim të inspektoriateve për t’i përmbledhur të gjitha ato, me qëllim që të lehtësojmë bizneset nga inspektimet shqetësuese, por nga ana tjetër biznesi të plotësojë kushtet dhe kriteret dhe duke ofruar shërbim me cilësi”, tha Balluku.

Artikulli paraprakDËSHTIMI I VOTIMIT NË VERI TË KOSOVËS, KTHIM NË SITUATËN E PARA NJË VITI
Artikulli tjetërBERISHA: DOKUMENTARI I RAI 3 FAKTONTE SE OLSI RAMA ISHTE…