Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca u shpreh se fatura e dëmeve nga tërmeti është e madhe, por u shpreh besimplotë te Konferenca e Donatorëve në 17 Shkurt në Bruksel. “Mekanizimi i mbrojtjes civile, arritëm që të jepnim ndihmën tonë, mbështetjen tonë.
Kjo patjetër që na bën krenarë si Bashkim Europian për atë që arritëm që të vinim në ndihmë shqiptarëve. U bë një vlerësim i plotë i nevojave. Tani është faza e tretë rindërtimi. Ky dokument do të ndahet me ndërkombëtarët, që mezi po e prisnin për të kuptuar se cfarë fondesh do të ishin.
Nevojat janë mjaft të mëdha, deri në shifrën 1 miliard Euro. Konferenca e donatorëve do të bëjë bashkë përfaqësues nga më shumë se 100 vende” tha Soreca