Prej disa ditësh çmimet e kripura në bregdetin e jugut janë denoncuar nëpër rrjetet sociale nga qytetarët. Një grup gazetarësh me pushime në Livadh,
afër Himarës nëpërmjet një fature kanë denoncuar abuzimin e operatorëve turistikë me çmimet.
Vetëm një makiato kushton 180 lekë në një kohë që pas motit të keq të një dite më parë, plazhet janë zbrazur.
“Mengjes ‘Livadhian’- Mungesen e turisteve per shkak te motit te paqendruesshem,bizneset ne jug kane vendosur ta kompesojne me cmime jashte cdo logjike normale. Nje kafe ne Livadh sot kushton 180 leke.
S’mund ta quash dot as turizem elitar kete sherbim kur ste ofron as miresjellje ne kembim te parave qe paguan. A ka ndonje inspektor tatimor per keto lloj faturash ‘Jo tatimore’ ?”