QYTETARËT: NUK KEMI PARA PËR TË PAGUAR TË GJITHË MUAJT SËBASHKU.Në zyrat e shërbimit për klientin të operatorit të shpërndarjes të energjisë elektrike këto ditë janë shtuar radhët nga qytetarët.
Përveç atyre që paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike shtimi i fluksit vjen nga ata abonentë që janë dyndur për pë paguar faturat e paprambetura si shkak i aksioneve të përditshme që po bën OSHEE në zbatim të plan-veprimit kombëtar për energjinë elektrike. Qytetarët shprehen se nuk e kanë të lehtë që të paguajnë disa muaj së bashku.Një tjetër pretendon se i kanë faturuar më shumë nga sa konsumon dhe nuk i dilnin paratë për të paguar duke qenë se jeton vetëm me pension.Ky fluks i qytetarëve në zyrat e operatorit të sistemit të shpërndarjes tashmë do të jetë për ndoshta një kohë të gjatë sepse edhe publikisht OSHEE përmes drejtuesve të saj u zotua se këto aksione nuk do të ndalen deri sa të mos abuzohet më me energjinë.