Jane te shumta ankesat ne drerjtim te OSHEE nga banoret e fshatit Rranxa ne Komunen e bushatit. Ato shprehen se shqetesuar se askush nuk vjen per te lexuar matesin nderkohe qe per te sjelle faturen duket se kjo eshte nje deshire e pamundur. Sipas banoreve, ka rreth 3 muaj qe nuk shohin faturuesin e ne zonen e tyre.

Nga ana e tij, kryeplaku I fshatit Rranxa, I ka bere apel drejtuesve te OSHEE qe te marrin masa per zgjidhjen e kesaj situate ne menyre qe te mos perseriten rastet e faturave te prapambetura por edhe fatura te cilat nuk korrespondojne me leximin e sahatit. Sipas banoreve qe nga muaji Prill askush nuk eshte dukur ne zone, per te shkruar ate cfare eshte harxhuar, nderkohe qe apeli I drejtohet drejtuesve te OSHEE që te marrin masat e menjehershme, pasi ne kete zone ka mungese edhe te elektricisteve, per te mos folur per investimet te cilat nuk jane kryer qe ne kohen e regjimit komunist dhe cdo eshte bere nga financimet e vete komunitetit ne bashkepunim me nje njesine vendore.

Artikulli paraprakOSHEE I PËRGJIGJET ABONENTIT NGA MALI I JUSHIT
Artikulli tjetërPËRROI I GORICËS, PREFEKTI: QARKU NUK RA DAKORD