NGA DATA 1 MARS, OSHEE DO TË KETË EDHE NJË SKEMË MBËSHTETËSE PËR BIZNESIN. Qeveria shtyn me 31 ditë afatin për familjarët të cilët duan të shlyejnë faturat e papaguara duke përfituar nga skema lehtësuese, ndërsa ofron dhe një skemë lehtësuese për biznesin.Debitorët familjarë e OSHEE-së që duan të lidhin aktmarrëveshje me kushtet lehtësuese do të kenë mundësi ta bëjnë deri më 31 mars. Ndërsa më 1 mars nis aplikimi i skemës lehtësuese për biznesin.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri përmes një njoftimi për shtyp bëri publike sot shtyrjen e afatit i cili skandonte nesër, edhe për 30 ditë të tjera. Ndërsa drejtori i OSHEE-së bëri publike skemën lehtësuese për bizneset debitore. Nga data 1 mars, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vërë në funksion një skemë që i jep frymëmarrje biznesit dhe lehtëson shlyerjen e detyrimeve të akumuluara me këste. Konsumatorët privat të linjës 35 kv, që janë industritë e rënda, ta shlyejnë detyrimin me 6 këste të barabarta Brenda datës 31 dhjetor 2015. Konsumatorë privat të linjës 20-6 kv, që janë biznese të mëdha (siç janë p.sh ato të autostradës Tiranë-Durrës), duhet ta shlyejnë detyrimin me 12 këste, e ndarë në dy periudha, brenda datës 31 dhjetor 2016 për furnizimin 20/10 kv, dhe brenda 2017-s për linjat 6 kv Konsumatorët e tensionit të ulët, me 12 këste Objektet e kultit, me 12 këste. Serat dhe popmpa uji vaditëse, këste të ndara në 24 muaj.