Të paguash atë që shpenzon është një detyrim, dhe duket se me këtë teze shkodranët janë bindur, sa i takon faturave të energjisë elektrike.

Por në redaksinë e Star Plus ka mberritur një denoncim nga qytetarët sa i takon faturave të OSHEE. Për disa metra me radhe, në një nga rrugët e Shkodrës pranë Prokurorisë, grumbujt e faturave të OSHEE janë në tokë, në mënyrë të ç’rregullt, duke treguar qartë se asnjë prej tyre nuk ka mbërritur në destinacion, edhe psë për kryerjen e këtij shërbimi ka një kontratë të nënshkruar mes OSHEE dhe Postës Shqiptare, por dërguesit kanë gjetur edhe rrugën më të shkurtër duke ia hedhur faturat në afërsi të banesave.

Një situatë aspak normale, kur një shërbim i tillë është i përfshirë edhe ne taksat që paguajnë shqiptarët, por shërbimi duket se ashtu si faturat i ka marrë era, duke mos kryer shërbimin e tyre. Perballë kësaj situate duket se shkodranëve i ngelet që vetem ti drejtohen zyrave të oshee dhe të përballen aty më atë cfarë duhet të paguajnë, sepse të kesh faturën në shtëpi, në 2017-en ngelet ende një luks, nga papërgjegjshmëria e atyre që e kanë për detyrë.

Artikulli paraprakALARMI, KEMI 7 MIJË STUDENTË MË PAK
Artikulli tjetërKOMPANITË E SIGURIMIT KËRKOJNË SISTEMIN E RI