Entoni Fauci, kryearkitekti i vaksinimit të detyrueshëm anti-Covid pranon për të parën herë se kjo masë bëri më shumë dëme se të mira. Në një intervistë , ish-këshilltari i Presidentit amerikan për mjekësinë tha se vaksinimi i detyruar vuri në dyshim qëllimet e mira të imunizimit masiv të popullatës, që synimin e vetëm kishte frenimin e përhapjes së virust vdekjeprurës.

“Në mënyrë paradoksale kishte njerëz të pavendosur për vaksinimin, të cilët menduan: Pse po më detyrojnë ta bëj këtë? Kjo u kthye në kundër-produktive”, tha ai.

Ish-drejtuesi i Institutit Kombëtar Amerikan për Sëmundjet Infektive u shpreh madje se dyshimet që ngriti politika e vaksinimit me detyrim, dëmtuan rëndë besimin e popullatës tek vaksinat, aq sa shumë njerëz po refuzojnë edhe ato vaksina që më parë nuk viheshin në dyshim për të mos u bërë, si mbrojtëse nga sëmundje shumë herë më vdekjeprurëse se Covid-19. Rol në nxitjen e këtyre dyshimeve, sipas Faucit, ishin edhe masat kontradiktore gjatë pandemisë, kur fillimisht u tha se maska nuk ishte e nevojshme e më pas u bë e detyrueshme.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA NDJEK KONCERITN E ANSAMBLIT “MUSICA NOVA” NË KUADËR TË 30 VJETORIT TË VIZITËS SË PAPA GJON PALIT II NË SHKODËR
Artikulli tjetërBISEDA MES XI DHE ZELENSKY, KINA DO TË DËRGOJË PËRFAQËSUES NË UKRAINË