Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja për fazën e dytë të programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit nga ministri Ahmetaj dhe ambasadori italian Cutillo.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje parashikohet hapja e një fondi të ri prej 20 milionë euro, të cilat do shkojnë për financimin e projekteve në fusha të ndryshme me tre objektiva kryesore: rritjen e qëndrueshme me anë të përmirësimit të konektivitetit dhe përdorimit të burimeve; kohezioni social dhe formimi profesional; shteti i së drejtës dhe demokracia sociale.‎ Ndërkohë, në fazën e parë‎, janë financuar 42 projekte në vlerë rreth 16 milionë euro.

Artikulli paraprakHASHIM THAÇI NE VATIKAN, TAKOHET ME PAPA FRANÇESKUN
Artikulli tjetërPREZANTOHET NË SHKODËR PROGRAMI “MEKATRONIKA”