Shoqata e gjuetarëve është mbledhur në një takim për të diskutuar mbi rregullat që duhet të respektojnë gjuetarët dhe kushtet e vendosura për zbatimin e fazës së dytë të projektit për gjuajtjen e dhelprës së kuqe.

Tashmë gjuetarët do të paisen me autorizime origjinale të ardhura nga ministria e mjedisit. Askush s’mund të gjuaj pa autorizim. Kryeinspektori i inspektoriatit të mjedisit Edmond Tërthorja kërkoi bashkëpunim nga gjuetarët e shoqatës që gjatë zbatimit për eleminimin e dhelprës së kuqe të njoftojnë në rast se evidentojnë gjueti të paligjshme. Dhelpra e kuqe shpërndan infeksionin e tërbimit ndaj çdo vit organizohet puna për eleminimin e saj. Duke qenë se moratorium kundër gjuetisë është në fuqi kërkohet zbatimi i rregullave.

Artikulli paraprakNDOU: S’LEJOHET PRERJA E BREDHIT PËR VITIN E RI
Artikulli tjetërSPITALI, REANIMACIONI NË RIKONSTRUKSION TË PLOTË