Në ambjentet e fermës “Eko-sociale” është zhvilluar aktiviteti përmbyllës I trajnimit “Aftësi për Punë” dhe “Punësueshmëria” për të rinjtë pjesëmarrës në projektin “YEEP Shkodra” I cili ka për qëllim krijimin e mundësive për integrim shoqëror të 50 të rinjve përmes trajnimit dhe krijimin e mundësive për punësim.
Gjatë këtyre tre muajve të rinjtë zhvilluan kurrikulën e aftësimit për jetën bën të ditur Ueda Hebovija, punonjëse sociale pranë organizatës “The Door” që implemeton këtë projekt.
Disa nga të rinjtë të cilët u diplomuan në përfundim të kësaj faze të parë vlerësojnë angazhimin në “YEEP Shkodra”.
Kohëzgjatja e projektit “Yeep Shkodra” është deri në 31 maj të vitit 2022, ndërkohë që tashmë 30 të rinjtë do të fillojnë fazën e praktikave profesionale pranë disa bizneseve në Shkodër.