Ekipi i Vllaznia nga data 3 Gusht është vendosur në Slloveni në qytetin e Dravogradit në Slloveni. Sigurisht mungesa e pamjeve filmike bën që skuadra të jetë në një qetësi plotë e ndërsa tifozët të mbeten të pa informuar me fazën po realizohet atje. I vetmi që po pasqyron disa fragmente të ekipit në Slloveni është fizioterapisti Ilirjan Haxhaja që vazhdimisht poston foto në rrjetin social Facebook gjatë stërvitjes së ekipit.

Ndërkohë mësohet se stafi teknik është i kënaqur me kushtet e kompleksit sportiv duke vijuar normalisht përgatitjen. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve akoma nuk ka patur asnjë informacion për lojtarë të tjerë të afruar, apo biseda për të realizuar përforcimet e radhës. Administratori i klubit Neritan Kalamishi sqaroi se merkato e Vllaznisë nuk ka përfunduar por deri tani nuk ka asnjë lëvizje të re. Gjithsesi koha do të jetë armiku kryesorë i shkodranëve pasi në javën e fundit të këtij muaji do të startojë sezoni i ri futbollistik. Përsa i përket ndeshjeve miqësore të Vllaznisë, përveç testimit ndaj skuadrës vendase të Dravogradit janë planifikuar dhe tre takime të tjera. Ndeshja me ekipin Arab Al Hilal u anullua ndërsa në ditët në vazhdim do të mësohen dhe emrat e tre ekipeve që do të luajnë miqësore ndaj shkodranëve. Siç duket e gjithë vëmendja gjatë këtyre ditëve është fokusuar në të ardhmen e Vllaznisë ndërsa ekipit do ti duhet të përgatitet për sezonin e ri pasi të gjithë i frikësohen rënies nga kategoria.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, ADEMI BISEDË TË HAPUR NË FACEBOOK ME TIFOZËT
Artikulli tjetërSKËNDËRBEU HYN NË HISTORI, KALOJNË NË FAZËN PLAY-OFF