Kohët e fundit krimi kibernetik po zhvillohet me ritme të shpejta, duke u bërë ndoshta edhe një ndër më problematikët. Eksperti I FBI për sigurin online, Brian Krebs pralajmëron se hakerat po përgatisin një sulm masiv ndaj bankomatëve në të gjithë boten.
Ai e cilëson si një sulm të paevitueshëm, nga i cili pritet të zhduken miliona nga llogaritë.
FBI deklaron se ka mbledhur prova të mjaftueshme, të cilat tregojnë se kriminelët e internetit po planifikojnë, që në ditët ardhshme të nisin mashtrim global në ATM.
Me sa duket, kriminelët po planifikojnë të hakojnë proçesorin brenda ATM-ve dhe të përdorin karta të kopjuara në ATM-të anembanë botës për të vjedhur miliona brenda disa orëve.
Analistët kanë paralajmëruar bankierët që të ngrenë një skemë të koordinuar mirë globale, të quajtur “ATM cash-out”.
Në raport thuhet se më të rrezikuarat janë bankomatët e bankave më të vogla që nuk i kanë azhurnuar pajisjet sipas standardeve më të fundit të sigurisë.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi nëntë vjet më parë, kur nëntë milionë dollarë humbën nga bankomatë në mbarë botën.