Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, njëkohësisht këshilltar i lartë i rij , Jared Kushner, është nën shqyrtimin e FBI si pjesë e hetimit të Rusisë.

Siaps raporteve të mediave amerikane, hetuesit besojnë se ai ka informacione, por nuk është domosdoshmërisht i dyshuar për kryerjen e ndonjë krimi. Avokati i Kushner tha se klienti i tij do të bashkëpunojë me çdo hetim. Kushner tashmë ka rënë dakord të diskutojë kontaktet e tij ruse me Komisionin e Inteligjencës së Senatit. “Ai do të bëjë të njëjtën gjë nëse kontaktohet në lidhje me ndonjë hetim tjetër”, tha avokati i tij. FBI po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe lidhjet me fushatën e Trump.

Ky i fundit i ka përshkruar hetimet e Rusisë si gjuetinë më të madhe të shtrigave ndaj një politikani në historinë amerikane. Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se Moska u përpoq të përzinte zgjedhjet në favor të republikanëve, të cilët e mundën rivalen e tyre demokrate Hillari Klinton. Edhe pse zyrtarët amerikanë këmbëngulin se hetimi nuk do të thotë akuzë, Washington Post raportoi se hetuesit po përqëndrohen në takimet që Kushner zhvilloi vitin e kaluar me ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kislyak dhe një bankier nga Moska me emrin Sergei Gorkov, i cili ndodhet në listën e personave të sanksionuar nga administrata Obama në përgjigje të aneksimit të Krimesë nga Rusisë dhe mbështetjes së saj për separatistët në Ukrainën lindore. Banka është nën kontrollin e kryeministrit rus, Dmitri Medvedev dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë dhe është përdorur për të financuar projekte të mëdha si Olimpiada Dimërore 2014 në vendpushimin jugor rus të Soçit.

Robert Mueller, ish shef i FBI, javën e kaluar u emërua nga Departamenti i Drejtësisë si këshilltar i posaçëm për të mbikqyrur hetimin e Rusisë. Kongresi gjithashtu po shqyrton ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe çdo lidhje të fushatës së Trump. Thirrjet për një hetim të posaçëm janë ngritur që kur Presidenti Trump shkarkoi drejtorin më të fundit të FBI, James Comey, më herët këtë muaj. Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Artikulli paraprakZAEV: DERI TË MËRKURËN, MAQEDONIA ME QEVERI TË RE
Artikulli tjetërPS ME KANDIDAT TË RI PËR ZGJEDHJET NË BASHKINË KAVAJË