FBI: Në 2015 në SHBA ishin shtuar krimet kundër myslimanëve

Krimet e urrejtjes të raportuara kundër myslimanëve janë rritur në vitin 2015, në nivelin më të lartë, prej atyre që janë parë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, thuhet në statistikat e agjencisë amerikane FBI, të publikuara sot. Grupet për të drejtat civile i kishin ngritur shqetësimet për një reagim të ashpër kundër myslimanëve në Shtetet e Bashuara, edhe para sulmeve terroriste në Paris dhe San Bernardino të Kalifornisë, më vonë atë vit, raportonagjencia AP. Në periudhën e raportuar përfshihet viti kalendarik 2015, por ai u publikua në periudhën e tensioneve të shtuara pas zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2015, kishin ndodhur 275 incidente me paragjykime anti-myslimane, krahasuar me 154 incidente që kishin ndodhur një vit më parë, kështu që kjo paraqet një rritje prej 67%. Numri më i madh i këtyre krimeve ishte shënuar pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001, kur ishin raportuar 481 incidente kundër myslimanëve

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 14.11.2016
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, TEMPERATURAT SËRISH NË ZBRITJE