Ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të marrë në shqyrtim propozimin e Fatmir Mediut për krijimin e një federate të opozitës, por tha se aleancat e vjetra, ku nënkuptonte Ilir Metën nuk do ti linte.

Mediu ka propozuar një federatë e opozitës. Do të jetë ajo strehëza juaj e re në vend të asaj që kishit së fundmi te Ilir Meta?

Eshtë në natyrën time që i studioj dhe i marr me seriozitet të madh propozimet e aleatëve. Unë alenca të reja krijoj, por të vjetrat nuk i lë. Gjej ti një njeri që të thotë “më preu në fjalë” Sali Berisha.

I druheni një bashkëpunimi të deputetëve të Bashës me maxhorancën për reformën zgjedhore?

Ky është një uzurpim që Edi Rama i bën postit të përfaqësuesit legjitim të opozitës, Oerd Bylykbashi dhe zgjedh përfaqësuesin e Lul Bravës që më shumë përfaqëson Taulant Bego Yaris.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E ‘MJESHTRIT TË MADH’ TË HUMORIT SHKODRAN, REAGON RAMA: LAMTUMIRË I DASHUR ZEF!
Artikulli tjetërQENDËR PËR SHTRESAT VULNERABËL NË KURBIN