Një fëmijë vetëm 3 vjeç në Bulqizë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pirë fostoksinë.Familjarët kanë deklaruar se vogëlushi e kishte pirë aksidentalisht helmin.
Fëmija është transportuar në Tiranë me helikopter për ndihmë më të specializuar mjekësore.
“Jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se është dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore fëmija i mitur R.M, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar për ndihmë më të specializuar me helikopter drejt Tiranës. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje” informon policia e Dibrës.