Një fëmijë është gjendur i pajetë nga familjarët në Shëna Vlash të Durrësit.
Nga informacionet e para mësohet se fëmija ishte larguar pa u vunë re nga prindërit.
Pasi këta të fundit kishin nisur kërkimet e kishin gjetur të pajetë në një gropë uji.
Nga këqyrja paraprake, fëmija i seksit mashkull duket i moshës 12 -13 vjeç.
Për ngjarjen është njoftuar policia e Durrësit e cila po punon për sqarimin e rrethanave.