Mes sulmeve ajrore në Kiev, banorët janë strehuar në stacionet e metrosë nëntokësore të qytetit.
Trenat kanë mbetur të hapur e në platformat e tyre janë akomoduar njerëzit. Ata kanë përdorur aplikacionin Telegram për të komunikuar me botën jashtë.
Pak orë më parë një grup i hapur në Telegram raportoi se një grua kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në metro.