Të tjerë shtetas nga Afganistani kanë mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit. Ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar fotot e tyre, ku shihen fëmijë, gra e burra. Ajo shkruan se falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt.
“259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. ✈️
Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë. 🦅🇦🇱”, shkruan ministrja Xhaçka.
https://twitter.com/xhacka_olta/status/1441803697965568008