Kujtese per historianet e bllokut qe edhe sot kane guximin ti bejne avokaturen krimeve te udheheqesit te tyre shpirterore. Turpi eshte me ju.
“Ishte tashmë natë kur arrinim në kamp. Pleqtë, të sëmurët, prisnin kthimin tonë me ankth mbas murit të telave me gjëmba; pastaj fëmijët. Nuk mund të harroj kurrë fëmijët tanë që na dilnin përpara, të zbathur, të rreckosur, fëmijët që linim në mëngjes duke lutur Zotin t’i gjenim shëndoshë e mirë në darkë. Por sa nëna në kthim gjenin një kufomë: senundjet, veçanarisht ndërmjet fëmijëve, korrinin viktima pa mëshirë. Nuk kishte barna.”
“Kalonin vitet në kampin tonë, gjithmonë mes punës e gazermës, mes sëmundjesh e mungesash të çdo lloji. Sa shumë vuanin të moshuarit dhe të sëmurët, nëpër çfarë torturash kalonin, kuptohej kur të tregoheshin kushtet higjenike në të cilat jetohej. Nevejtoret, dhjetë gjithsej për dymijë vetë, ishin larg rreth dyqind metra. Natën duhej shkuar deri atje, edhe duke qënë të sëmurë apo të pamundur, në të kundërt dënimi ishte çnjerëzor: njeriut i varej në qafë një kanaçe me jashtëqitje dhe detyrohej të vinte vërdallë nëpër kamp një ditë, dy tri, deri sa t’a quanin “t’arsyeshme” xhelatët tanë. Ishte për të qarë e për të qeshur ajo tragjedi e tmerrshme!”
“Një fushë përqëndrimi e punë të detyruar, një kamp, i populluar nga dymijë qënie njërëzore të ardhur, pothuajse të gjithë nga Veriu i Shqipërisë: pleq, gra, fëmijë, të shkulur në pak orë nga shtëpitë e tyre e të grumbulluar në pesë gazerma.
E të mendosh se atëherë e gjithë popullsia shqiptare nuk arrinte në një million! Vendi i zgjedhur ishte llogaritur deri në hollësitë më të imta: një ultësirë e gjërë, gati si një fushë e vogël beteje, e rrethuar pikërisht nga gazerma, bazë prapavije e ushtarake për ushtrinë italiane gjatë luftës italo-greke në vitet e luftës së dytë botërore.
Për rreth nuk shiheshin veç male, një ere e akullt gjatë dimrit na e bente jetën të pamundur, tel me gjëmba kudo, ndalim i rreptë për të ndezur zjarr për t’u ngrohur me rrezikun për të mbetur, të lidhur, gjithë natën jashtë në ngricë. Zgjimi bëhej në mëngje herët. Katërqind vetë në çdo kazermë, shtrënguar njëri me tjetrin në dy kate shtretërish të pandërprerë dërrase në të gjithë gjatësinë e saj.
Nuk ishin lejuar më shumë se gjashtëdhjetë centimetra për secilin prej nesh ; dyshekët, për këdo që kishte fatin t’I kishte, dukeshin si rrugica të vogla e të ngushta. Bëhej thirrja e emrave, me ngut, pastaj nisja për në punë. Të gjithë të rinjtë në mal: nuk mjaftonin dy orë ecje për të arritur,për t’u kacavjerrur më pas nëpër një shteg shumë të ngushtë e të pjerrrët deri atje lart ku ishte pylli që punonim.”
* Marre nga kujtimet e Dr. Elena Gjika, botuar ne revisten Hylli i Drites.
Ne respekt te vuajtjes se atyre mijera grave, burrave dhe femijve e ne mes tyre dhe te gjyshes e babait tim (gjashtembedhjete vjecare) te pafajshem qe qe provuan dhunen çnjerzore ne kampet e holokaustit komunist.