Dëmet që sjell interneti tek fëmijët po shtohen në një mënyrë të frikshme.

Një studim i bërë kohët e fundit nga Ëorld Vision rezulton se 44% e fëmijëve shohin çdo ditë materiale pornografike pa dëshirën e tyre ndërsa 47% janë ngacmuar nga të panjohurit në rrjetet sociale që posedojnë. World Vision ka marrë çështjen e internetit të sigurtë duke mbledhur fëmijë nga rrethe të ndryshme të cilët pas disa takimeve kanë bërë edhe disa rekomandime. Një prej tyre Alba Kryeziu shton se njeh shumë të mitur që dëmtohen nga interneti.Bota virtuale e internetit është tërheqëse, por njëherazi edhe e dëmshme për femijët, të cilët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme gjë e cila është edhe e vërtetuar ndaj kërkohen masa konkrete për të patur një internet të sigurtë.

Artikulli paraprakPROMOVOHET NE SHKODER “TRE DIVORCET E VIKTOR N”
Artikulli tjetërSTARTOJNE KARNAVALET 2016, FESTOHET E “ENJTJA E BIJAVE”