Fotografi zvicerian Hans Peter Jost 30 vite më parë fotografoi në malet e Shqipërisë fëmijë të ndryshëm të asaj kohe. Pas një ekspozite që u hap para disa kohësh me këto fotografi, këtë radhë në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës u shfaq një film me metrazh të shkurtër i quajtur “Ku Jeni Ju”. Fotografi thotë se pas 30 viteve ka arritur që t’i gjejë disa prej fëmijëve që ka fotografuar në malet shqiptare ndërsa tregon se si e gjeti Shqipërinë e atyre viteve.
Jost tregon edhe arsyen përse vendosi të kërkojë fëmijët që fotografoi 30 vite më parë në veriun e Shqipërisë.
Ky kërkim për fotografin Jost është një lloj njohje me Shqipërinë e viteve të tranzicionit.
Fotografitë dhe filmi që u shfaq në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër përshkon mjaft mirë tranzicionin politik dhe shoqëror shqiptar, duke evidentuar edhe plagët ende të pashëruara të historisë së 33 viteve të fundit të vendit tonë, të trashëguara pashmangshmërisht nga e kaluara komuniste.