Tiranë, fëmijët gjejnë kallash shmanget tragjedi

 

Një grup fëmijësh të klasës së katër në fshatin Priskës, kanë gjetur një armë tip “AK- 47” i njohur më gjerësisht me emrin “Kallashnikovë”. Arma është gjetur nga fëmijët në zonën e Malit të Dajtit dhe dyshohet se kanë qëlluar dy herë me të. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur dhe ka sekuestruar armën. Sipas policisë fëmijët nuk kanë qëlluar me armën, ndërkohë dyshohet se ajo është përdorur më parë në një ngjarje kriminale.

Artikulli paraprakSITUATA TEK VLLAZNIA, FLET VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërOPERACIONI “VJESHTA 2017”, DY TË ARRESTUAR