Japonia ka arritur qëllimin e një vendi të zhvilluar për të patur tregues të shkëlqyer për sa i përket ushqimit dhe shëndetit të fëmijëve , duke ruajtur një nivel shumë të ulët të mbipeshes. Sekreti i saj? Dreka e shkollës.

Një raport i UNICEF, i publikuar sot, e rendit Japoninë në vend të parë për sa i përket shëndetit të fëmijëve, me përqindje të ulët të vdekshmërisë dhe një numër shumë të vogël të fëmijëve nën peshë.

Por, Japonia ka gjithashtu edhe nivelin më të ulët të fëmijëve mbi peshë, midis 41 vendeve të zhvilluara të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Europian.

Sipas ekspertëve, për këtë luajnë rol janë disa faktorë, ku përfshihet vëmendjen e veçantë që japonezët i kushtojnë shëndetit, kontrollet e rregullta mjekësore për fëmijët dhe, veçanërisht, dreka shkollore.

“Dreka e shkollës është krijuar për të siguruar elementet ushqyese që priren të mungojnë në vaktet e konsumuara në shtëpi,” tha një zyrtare i ministrisë së Arsimit, Mayumi Ueda.

Dreka është e detyrueshme, ushqimet e sjella me vete nuk lejohen. Shumica nuk janë falas, por subvencionohen në pjesën më të madhe.

Çdo vakt llogaritet që të ketë rreth 600-700 kilokalori, të ndara në mënyrë të ekuilibruar midis karbohidrateve, mishit dhe perimeve.

Artikulli paraprakGJERMANI, NDRYSHIMI I KLIMËS NDIKON NË NIVELIN GLOBAL TË URISË
Artikulli tjetërSIGURIMET SHOQËRORE/ PAGESA E KONTRIBUTEVE, SI NDIKON NIVELI I PAGËS TEK PËRFITIMI