Në ditën e fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka çelur një seancë të jashtëzakonshme dhe krejt të veçantë në Parlament ku në vendin e deputetëve dhe në foltore u ngjitën fëmijët.

Ne Parlament sot mbizoteroi paqja.Ata që sollën hijeshinë ishin fëmijët në ditën e tyre ndërkombëtare, 1 Qershorin.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Ruçi i drejtua fëmijëve duke theksuar se “kemi nevojë për sugjerimet tuaja, kritikat tuaja, për vërejtjet dhe rekomandimet dhe problemet për të cilat ata shqetësohen”.

Me tej, Ruçi, theksoi se nuk ka Kuvend apo Kushtetutë në botë që të japë rekondime më të mira dhe më të drejta se sa mesazhet që japin fëmijët.

“Ju jeni Presidenti i këtij vendi, jeni Kuvendi, jeni Qeveria e vërtetë e këtij vendi. Bashkë me ju unë do të përshëndesja të gjithë prindërit shqiptarë për dashurinë që ata japin, për sakrificën që ata bëjnë që fëmijët të rriten shëndetshëm, të pakushtëzuar nga vështirësitë, që shkakton varfëria, apo sëmundjet e shoqërisë tonë”, tha Ruçi.

Më tej, kryetari i Kuvendit shtoi se “ju kërkoj ndjesë të dashura nëna, të dashur baballarë që disa herë, në vend që t’ua lehtësojmë, jua vështirësojmë jetën, dhe në vend që të bëjmë ligje më të mira për të gjithë, gjuajmë njëri-tjetrin nga llogoret e politikës”.

Po ashtu, Ruçi tha se ka një përshëndetje për të gjithë mësuesit të cilët i cilësoi shumë fisnikë, që me gjithë vështirësitë e jetës i përkushtohen me pasion misionit të tyre të shenjtë.

“Edhe ne si deputet kemi ende shumë për të bërë për t’ju ndihmuar e lehtësuar në misionin tuaj. Ju garantoj se personalisht do të bëjë të gjitha përpjekjet që Kuvendi i Shqipërisë të hartojë ligje më të mira për arsimimin, që ju fëmijët tanë të fitoni shkollim më cilësor, të krahasueshëm me moshatarët tuaj europianë.

Ligje për shërbime sociale e publike cilësore të cilat u përgjigjen në radhë të parë nevojave tuaja dhe zbatojnë pikërisht këto rekomandime që bëtë sot, që askush nga ju të mos mbetet pas shokëve dhe shoqeve”, tha Ruçi, duke uruar 1 Qershorin.

Artikulli paraprakERMAL META NË TIRANË: NË EUROVIZION BËRA SHERR, MË ERDHI TURP QË ITALIA NUK I DHA 12 PIKËT SHQIPËRISË
Artikulli tjetërA PO SURVEJOHET BASHA DHE FAMILJA E TIJ? REAGON POLICIA E SHTETIT: JA E VËRTETA