Në kuadër të 30 korrikut, Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Bashkia Shkodër ka nisur një fushatë sensibilizuese kundër shfrytëzimit të fëmijëve në situatë rruge.
Nën moton “Mos dhuro para”, specialistë të shërbimit social kanë qenë në hyrje të Shkodrës dhe në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Kjo nismë synon të ndërgjegjësojë qytetarët për pasojat negative të dhurimit të parave dhe të promovojë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.