Disa studime të reja tregojnë se fëmijët shpenzojnë kohë të gjatë me lojra elektronike, kjo mund t’u sjellë atyre probleme shëndetësore.

Sipas psikologës Antonjeta Pero maksimumi që fëmija duhet të qëndrojë përpara kompjuterit është 60 minuta në ditë.

Sipas Peros qëndrimi i gjatë në internet mund ti shkaktojë miopi dhe jo vetëm pasi fëmijët mund të kalojnë edhe në programe të tjera të faqeve pornografike

Pero tregon se prindërit e rinj janë indiferent ndaj fëmijëve të tyre sepse e kalojnë kohën më të gjatë në kafe duke i lënë fëmijëve në dorë aparatët celular.

Fëmijët që duken shumë të dhënë pas lojrave elektronike mund të bëhen të varur prej tyre dhe të tregojnë shenja të sëmundjeve mendore.

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë vëzhguan gati 3 mijë nxënës të shkollave fillore dhe tetëvjeçare për dy vjet dhe zbuluan se ata që përdornin më shumë lojrat elektronike kishin problemet më të mëdha.

Studimi zbulon gjithashtu se fëmijët që ishin më impulsiv dhe më pak të shoqërueshëm me fëmijët e tjerë harxhonin më shumë kohë me video lojra.

 

Artikulli paraprakSAIMIR TAHIRI DORËZON MANDATIN E DEPUTETIT
Artikulli tjetërTJETËR VIKTIMË NË SHKODËR