Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve bashkia Shkodër organizoi një aktivitet me fëmijët e qendrave komunitare duke i informuar ata lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë që kanë. Drejtorja e shërbimeve sociale në bashkinë Shkodër Arlinda Bilali thotë se fëmijët në situatë rruge që shihen në rrugët e qytetit vijnë nga bashkitë e tjera por edhe në këtë aspekt po punohet për të mos i lejuar.

Zëvendës kryetarja e bashkisë Shkodër Teuta Qyteza u shpreh se institucionet kanë përgjegjësi për fëmijët, kryesisht ata me probleme sociale.

Vetë fëmijët tregojnë se cilat janë disa prej të drejtave që të rriturit duhet t’i zbatojnë ndaj tyre ndërsa iu shpërndanë 80 çokollata të mbështjella me nga një mesazh secila.

Në ditën e Konvetës Ndërkombëtare të Fëmijëve zhvillohen një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për të vëgjlit në mënyrë që ata të mësojnë të drejtat dhe përgjegjësitë që kanë në komunitet.

Artikulli paraprak“NËPËR GJURMËT E ALFABETIT”
Artikulli tjetërATENTATI NË SHKODËR, AMP ARRESTON 4 PUNONJËSIT E POLICISË