Fitimi i titullit kampion nga Vllaznia e femrave siç është bërë traditë është përmbyllur me darkën festive.
Në këtë festë të vajzave kuqeblu mori pjesë edhe kryetaarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila falenderoi për këtë sukses të arritur. Suksesit dhe festës iu bashkuan edhe protagonist të tjerë. Presidenti Lazër Matija falenderoi për mbështetjen. Festa e vajzave kuqeblu ka vijuar për orë të tëra duke gëzuar për titullin e tretë kampion radhazi me Vllazninë dhe të gjashtin bashkë me 3 trofetë e fituar nën siglën e Adës.