“JUBAN-DANJA” GOLEADË NDAJ BILISHTIT, FITON 14-2. Ka vijuar me javën e dytë kampionati kombëtar i futbollit të femrave.

Ekipi i Vllaznisë ka shënuar një tjetër fitore. Vajzat shkodrane kanë mundur 3-0 ekipin e The Door duke marrë sërish tre pikë të tjera. Ndërkohë që ekipi “Juban –Danja” ndryshe nga java e kaluar, ka realizuar një goleadë ndaj Bilisht Sport. Vajzat e Jubanit kanë udhëtuar drejt Bilisht ku kanë luajtur ndaj ekipit vendas. Rezultati përfundimtar ka qenë 14-2, duke shënuar një tjetër fitore të thellë në historinë e kampionatit të futbollit të femrave. Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Rama, është shprehur se ekipi, pavarësisht kundërshtarit e ka vlerësuar maksimalisht takimin.Ky sezon futbollistik duket se premton për një konkurencë  sërish mes ekipeve të Shkodrës. Kjo për shkak se Vllaznia e “Juba-Danja” vijojnë të kryesojnë kampionatin me pikë të plota. Ndërkohë që vetëm përballjet direkte mes tyre do të  përcaktojnë dhe fituesin për këtë sezon. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/9jY2M2UeXYE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTRENAT TE BRAKTISUR, 20 VETE NE DITE UDHETOJNE
Artikulli tjetërÇMIMET E REJA TË ENERGJISË