Praktikisht Vllaznia i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në eleminatoret e ligës së kampioneve.
Vajzat shkodrane janë mundur 3-0 nga ekipi kampion i Zvicrës Zurich në ndeshjen e dytë të luajtur në Slloveni. Edhe pse takimi shkoi deri në fund me rezultatin 1-0 për zvicerianet, ekipi kuqeblu nuk arriti të barazojë ndërsa në fund të lojës u dorëzua duke pësuar edhe dy gola të tjerë. Loja nis me një rast të Zurich që në minutën e 4′ kur Franssi rrezikon por portierja e Vllaznisë Milojeviç shpëton portën e saj. Nuk kalon shumë kohë dhe Gjini është e pafat sepse shkakton një penallti. Ëilli nuk e ka të vështirë të çlirojë skuadrën e saj dhe të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë, gol që vjen që në minutën e 6′. E gjithë pjesa e parë më pas flet për skuadrën zviceriane. Ekipi i Zurich ka edhe disa raste të tjera të pastra për të shënuar golin e dytë por portierja e Vllaznisë Milojeviç bëhet shpëtimtare. Në dhomat e zhveshjes Vllaznia shkon me disavantazhin e një goli duke shpresuar për të ndryshuar diçka në pjesën e dytë. Edhe pjesa e dytë nis me një dominimin të kampioneve të Zvicrës. Duhet të vijë minuta e 70′ që Jashari për Vllazninë të ketë mundësinë e parë për gol por nuk arrin të konkretizojë sepse pret topin Friedli. Kur loja po shkonte drejt fundit dhe Vllaznia kishte ende shpresë për golin e barazimit, Zurich siguron gjithçka duke shënuar golin e dytë në minutën e 85′. Këtë radhë është Piubel që qetëson ekipin e saj teksa duheshin edhe 5 minuta lojë. Ende pa u mbyllur takimi, zvicerianet realizojnë edhe golin e tretë sërish me anë të Ëilli duke vulosur në 3-0 këtë fitore. Ndeshja e fundit e Vllaznisë ne eleminatoret e ligës së kampioneve do të jetë thjeshtë për statistikë pas dy humbjeve të para.