VAJZAT SHKODRANE BARAZOJNË 0-0 ME APOLLON LIMASOL
Ekipi i Vllaznisë ka barazuar sërish duke arritur një tjetër sukses në turin e parë të Champions League. Vajzat shkodrane kanë barazuar 0-0 ndaj ekipit qipriot Apollon Limasol duke shkuar kështu në kuotën e 4 pikëv e aq sa ka edhe kjo skuadër, pas fitoreve përkatëse që kanë arritur në ndeshjet e para.

Në fakt ky barazim ka qenë me shumë mund për kuqeblutë, pasi duke I nisur dhe nga statistikat e ndeshjes, loja pothuajse është zhvilluar e gjith në gjysëm fushën e tyre, duke bërë që skuadra të mbrohej me të gjitha forcat. Më shumë se sa statistikat, për Vllazninë kjo ndeshje vlen shumë pasi e mban atë në skuadrat që ka bërë suprizën deri tani në turin e parë të Champions League për femra, e natyrisht pritet që në ndeshjen  e fundit të tregojnë një paraqitje akoma më të mirë. Shanset për një kalim turi sa vijnë e shtohen. Kjo për shkak se shkodranet ndeshjen e fundit e kanë përballë ekipit të Lituanisë, Gintra që ka pësuar një humbje ndaj Apollon, që është dhe ekipi më i mirë në  Grupin 6 ku bën pjesë Vllaznia. Tashmë duhet pritur ndeshja e tretë e këtij grupit për të parë se çfarë do të arrijnë vajzat kuqeblu. Në rast kalimi të turit, do të ishte një sukses historic, qoftë për vetë vajzat por edhe për futbollin e femrave të shqipërisë e aq më tepër  të Shkodrës.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/56ouG2pypqA?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA ME ADMINISTATOR SHKODRAN
Artikulli tjetërÇMIMET E LIRA ÇOJNË SHKODRANËT NË TURQI