Ka mjaftuar një gol nga Gjini në minutën e 88 të ndeshjes Shqipëri – Bjellorusi, që vajzat kuqezi të arrijnë të bëjnë paraqitje pozitive duke marrë 4 pikë në dy ndeshjet kualifikuese për në Kupën e Botës.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 88 nga futbollistja futbollistja e Vllaznisë Luçie Gjini e cila godet mirë topin nga brenda zonës duke i dhënë këtë fitore historike përfaqësueses sonë.

Në Poloni vazjat kuqezi barazuan 1-1, ndërsa këtë të marte ishte mjaft e vështirë si lojë, por në fund trajneri Grima dhe lojtaret e tij arritën që të kurorëzonin një gol dhe të merrnin tri pikë, ku tashmë Shqipëria në Grupin 2 arriti që të shkojë në kuotën e 4 pikëve pas 7 ndeshjeve të luajtura.

Ndërkohë katër pikët e marra në dy ndeshje për ekipin kombëtar të femrave përllogaritet një rezultat që rrit dukshëm pritshmëritë e futbollit të femrave në vijimësi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas fitores së arritur me Bjellorusinë është shprehur mjaft i entuziazmuar për një sukses të tillë të vajzave kuqezi: “Jam shumë i lumtur për këtë rezultat pozitiv të skuadrës kombëtare të femrave.

Pas barazimit në Poloni kisha bindje dhe besim edhe në këtë takim për një rezultat akoma më pozitiv. Një falenderim i veçantë për vajzat e skuadrës, si dhe për stafin dhe trajnerin Grima,

të cilët kanë kryer një paraqitje shumë dinjitoze dhe produktive në këto dy takime eleminatore. Më kënaq shumë vetëbesimi dhe grinta e këtyre vajzave në një skuadër me pritshmëri shumë të mëdha edhe për të ardhmen.

Futbolli i femrave mbetet një nga prioritetet tona absolute dhe FSHF do të vazhdojë ta mbështesë maksimalisht atë”- përfundoi Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka.

Artikulli paraprakKRYEMADHI E BASHA TAKOHEN NË PD, NESËR SEANCA PARLAMENTARE
Artikulli tjetërBASKET, TË RINJTË E VLLAZNISË KTHEHEN TEK FITORJA