Edhe pse mund të duket paksa e çuditshme, ato kanë marrë guximin dhe kanë ngritur padi ndaj vendit të tyre të punës.

Bëhet fjalë për tre femra që punonin në Google të cila kanë paditur gjigantit teknologjik, me pretendimin se i ka paguar ato më pak se burrat, për punë të krahasueshme. Padia thotë se Google është në dijeni të situatës, por nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndryshuar.

Kjo padi vjen në një kohë kur kompanitë në Silicon Valley përballen me rritjen e kontrollit mbi marrëdhëniet gjinore. Google është gjithashtu nën hetim nga Departamenti Amerikan i Punës mbi praktikat e saj të pagave.

“Është koha për të ndaluar injorimin e këtyre çështjeve në teknologji,” tha Kelly Ellis, një inxhiniere e softuerëve në Google dhe një nga gratë që paraqitën padinë. 

Artikulli paraprakPD DEPOZITON TË HËNËN KËRKESËN PËR NISJEN E REFORMËS ZGJEDHORE
Artikulli tjetërPRISHET SHTËPIA E HEROIT PREK CALI NË VERMOSH NGA IKMT