RASTI I RADHË NË NJË FAMILJE NË LAGJEN “NDOC MAZI” NË SHKODËR. Ishin dëgjuar fenomene të çuditshme për lindje të gjësë së gjallë me deformime, por në Shkodër përgjatë këtyre viteve ky fenomen nuk ka qënë prezent. Rastësia e solli që këtë prill të 2015-es të vinte rasti i parë dhe për çudi jo në një familje fermeri, por tek Luigj Ujka nga lagjia “Ndoc Mazi” e Shkodrës.

Një zog pule me katër këmbë erdhi vetëm para pak ditësh ne jetë dhe kjo krijoi hapi tek Ujka, i cili na tregon se nuk kishte dëgjuar më parë për një fenomen të tillë. Ujka kujdeset cdo ditë për pulën dhe zogjtë e saj, edhe pse ai nuk mban kafshë të tjera në shtëpi dhe rastësia bëri që në oborrin të tij të vinte kjo histori e padëgjuar më parë në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakMJEDA, MIRËPRET KANDIDATIN ZEF HILA
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN KRYETARI I FRD DEGA SHKODËR