USAID, Ambasada e Suedisë dhe CEED Albania në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, organizojnë “Ceremoninë e fillimit të punimeve” për transformimin e fermave të përzgjedhura në Ferma Agro-Turistike.

Aktiviteti eshte zhvilluar në fermën e Z. Ahmet Sylejmani në Murriqan, njësia administrative Ana e Malit, Bashkia Shkodër, e cila është një nga 6 fermat e përzgjedhura nga Projekti për t’u transformuar në Fermë Agro-Turistike.

Projekti Agro Turizëm Albania synon të përmirësojë kushtet e jetesës së banorëve në zonat rurale të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës nëpërmjet punësimit në sektorin e agro-turizmit.

Projekti do të mbështesë krijimin e modeleve të përsëritshme të agroturizmit, duke i ofruar mbështetje financiare dhe asistencë teknike disa prej fermave ekzistuese në të tre bashkitë.

Në këtë aktivitet moren pjese përfaqësues nga USAID, Ambasada e Suedisë, Bashkia Shkodër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe partnerë të tjerë të projektit dhe banorë të zonës.

 

Artikulli paraprak“INCLUSION”, PROJEKTI PËR PUNËSIMIN E “PAK”
Artikulli tjetërNË LAGJEN “LIRIA” PROBLEM ME KANALIZIMET