Fermë”kanabisi në garazh e gomone, arrestohet 63 vjeçari

Një person i shpallur në kërkim në muajin prill u arrestua nga policia e Vlorës. Astrit Miftari, 63 vjeç u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike. Policia lokale sqaron se më datë 29 prill të këtij viti, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në lagjen “1 Maji”, shërbimet kanë konstatuar në garazhin e këtij objekti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike, një mjet lundrues “Gomone”, si dhe sasi bimore narkotike, bazë materiale të ndryshme etj. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më 28 maj ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Artikulli paraprakPEZULLOHET DREJTORI I BURGUT NË TROPOJË, U PËRFSHI NË FUSHATË ELEKTORALE
Artikulli tjetërSTUHIJA E EGËR SHKAKTON VIKTIMA NË MOSKË