Prej shumë vitesh banorët e lagjes fermentim nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Edhe pse shpesh herë kanë reaguar në zyrat e institucioneve nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje. Mbi 300 familje detyrohen që të shkojnë e të mbushin ujë me mjete primitive duke qenë se nuk furnizohen nga ujësjellësi i qytetit.
Inspektori rajonal i ujrave Mikel Kopsaj duke qenë edhe banor i zonës tregon mbi mungesën e ujit të pijshëm.Inspektori Kopsaj shprehet se disa prej familjeve kanë bërë shpime dhe konsumojnë atë ujë që për shëndetin është shumë i dëmshëm. Në bazë të analizave ka ndotje të madhe për shkak se më përpara ka qenë zonë industriale.Banorët kërkojnë medoemos që bashkia Shkodër të gjejë mundësinë për t’i furnizuar me ujë të pijshëm.Banorët e lagjes fermentim do të vijojnë që ta kërkojnë të drejtën e tyre për t’u furnizuar me ujë të pijshëm me të gjitha mënyrat derisa të gjejnë një zgjidhje.