Mospastrimi I mbeturinave por edhe depozitimi I tyre jashtë kontenierëve janë bërë pjesë e pandarë të cilat bashkëjetojnë me banorët e kësaj lagjeje. Aromat e rënda si edhe përhapja e këtyre mbeturinave në çdo vend të mundëshëm janë shqetësuese për banorët. Ata tregojnë se aktualisht këto mbetje kanë rreth 2 javë që nuk janë pastruar.
Përballë kësaj situate institucionet përgjegjëse duket se janë treguar indiferentë pavarësisht dëmeve mjedisore që I shkaktohen kësaj lagjeje në periferi të Shkodrës.
Gjithashtu sa I përket kësaj situata aspak të këndshme duhet të ketë ndërgjegjësim nga institucionet, banorëve por edhe fabrikave tekstile që operojnë në zonë. Pasi këto të fundit janë një nga faktorët kryesorë që grumbulli I këtyre mbetjeve është kaq I madh.