Mungesa e sinjalistikës rrugore në lagjen “Fermentim”, në periferi të qytetit të Shkodrës ka bërë që banorët ta ndjejnë veten të rrezikuar gjatë lëvizjes në këtë rrugë.
Sipas tyre, mungesa e një korsie për biçikletat, fshirja e vizave të bardha nuk krijon në rrugë hapësirën e duhur për lëvizjen e sigurtë të tyre.
Banorët tregojnë se mungesa e sinjalistikës rrugore është bërë burim I shumë aksidenteve në këtë zonë.
Prej vitesh, në lagjen “Fermentim” nuk është investuar për vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë, të njohur si bume. Në këtë aks numërohen vetëm 3 prej tyre, çka ëshët një nuëmr I pamjaftueshëm krahasuar me gjatësinë e rrugës.
Nga ana tjetër, kjo rrugë është e një rëndësie të vecantë pasi lidh Shkodrën me shumë fshatra të njësive administrative, ndaj është e pakuptimtë që institucionet tregohen indiferenete kur kemi të bëjmë me jetë njerëzish