Disa banesa në lagjen Fermentim në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Një problem I tillë i cili është prezent prej më shumë se 18 vitesh. Banorët thonë se detyrohen që të shkojnë të mbushin ujë me mjete primitive tek kisha që kanë në afërsi të zones, në mënyrë që të përmbushin nevojat e tyre të përditshme.

Perveç ujit të pijshëm mungesa e infrastrukturës është një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët.

Në kushte të tilla, familjeve në këtë lagje u mbetet të presin që institucionet të ndërgjegjësohen për rikonstruksionin e segmentit rrugr si dhe rëndësinë e ndërtimit të një sistemi ujësjellësi I cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e ujit të pishëm në këtë zonë.

Artikulli paraprakBËRDICË, BANORËT PROTESTË PËR RRUGËN E RE
Artikulli tjetër“THE DOOR”, ORGANIZON KAMPIONATIN E FUTBOLLIT PËR FËMIJË