Mungesa e sinjalistikës rrugore në aksin rrugor Fermentim – Ura e Bardhajve vijon të mbetet një problem shqetësues për qytetarët. Lëvizja e automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, mungesa e vijave të bardha por edhe atyre ndarëse mes dy korsive , janë kthyer në burim aksidentesh duke bërë që kalimtarët, kryesisht fëmijët e vegjël të përballen çdo ditë me situata rreziku teksa përshkojnë këtë rrugë. Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të investojnë në sinjalistikën rrugore, për të shmangur aksidentet e tjera.
Aksi rrugor nga lagjja “Fermentim” deri në afërsi të urës së Bardhajve shërben si pikë lidhëse e qytetit me shumë fshatra, gjë që sjell një numër të lartë të lëvizjeve në këtë zonë. Institucioneve I lind detyra të ndërhyjnë për plotësimin e të gjitha kushteve për përdoruesit e kësaj rruge, aq më tepër kur jemi në prag të hapjes zyrtare të sezonit turistik dhe fluksi I lëvizjeve në këtë zonë rritet ndjeshëm.