Të shumtë kanë qenë fermerët që kanë pritur në radhë në drejtorinë rajonale të ekstencionit bujqësor në Shkodër për të plotësuar aplikimin në e-albania për skemën e mbështetjes në bujqësi. Ata tregojnë se vitet e kaluara janë shpallur fitues, por fondi duhet të ishte më I madh këtë vit për shkak të rritjes së çmimeve.

Ndërkohë, fermerë të tjerë thonë se në këtë kohë të vështirë, mjafton mbështetja e qeverisë edhe pe fondi nuk ka ndryshuar.

Aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi janë të hapura deri në 11 prill 2023 ndërsa fermerët kanë mundësi të kryejnë aplikimin online edhe nga telefoni I tyre, duke evituar radhët që krijohen në drejtorinë rajonale të ekstensionit bujqësor.

 

Artikulli paraprakBERISHA THIRRJE PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS: MOS U BËNI PJESË E KRIMIT PËR QËLLIME ELEKTORALE
Artikulli tjetërMAMURRAS, BANORËT PREJ 5 DITËSH NË PROTESTË